Mendimi i Lavrov rreth paraqitjes së grupit terrorist ISIS
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se paraqitja e grupit terrorist ISIS është rezultat i sulmit dhe pushtimit ushtarak të Irakut nga Amerika dhe politikat e perëndimit ndaj Lindjes së Mesme kanë shkaktuar situatën aktuale në këtë rajon.
Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë në një takim me forumin e të rinjve të Rusisë, deklaroi se politika e perëndimit në Lindjen e Mesme ka shkaktuar këtë çfarë po e shikojmë sot në këtë rajon. Shumë prej oficerëve ushtarak të ish-regjimit të Sadam Huseinit janë bashkuar me grupin terrorist ISIS dhe me grupet e tjera militante. Lavrov theksoi ajo çfarë sot po ndodhë në Siri, është një rrezik për balancimin e interesave të grupeve fetare dhe fisnore. Epoka jonë po përjeton prishjen e këtij balancimi dhe kjo prishje do të jetë turp për të gjithë. Nuk ka kurrfarë garantimi se nuk do të përsëritet një skenar i ngjashëm me atë të Libisë edhe në Siri në rast se largohet presidenti sirian Bashar Asad. Sipas deklaratave të Lavrov, partnerët e Rusisë kërkojnë largimin e Bashar Asad nga pushteti para se të luftojnë kundër terrorizmit, mirëpo Moska beson se kjo çështje mund të ndodhë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve. Ministri i punëve të jashtme të Rusisë gjithashtu deklaroi se Xhon Kerri, homologu i tij amerikan, gjatë vizitës së tij në Moskë, largimin e presidentit sirian Basahr Asad nga pushteti e ka vendosur parakusht për bashkimin e përpjekjeve për luftën kundër terrorizmit, megjithëkëtë kjo kërkesë e është kundërshtuar nga funksionarët e Rusisë.