Përkrahja e liderit të parë evropian ndaj Trump
Në kohën kur liderët Bashkimit Evropian janë shprehur të shqetësuar për zgjedhjen e Donald Trump president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një prej liderëve evropianë në një deklaratë të tij ka mbështetur kandidatin e republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Lideri i parë evropian që ka mbështetur Donald Trump është kryeministri i Hungarisë dhe deklaratat e tij janë vlerësuar shumë të papritura nga analistët e çështjeve politike. Kryeministri i Hungarisë gjatë një deklarate, ka përkrahur zgjedhjen e mundur të Donald Trump si president i Amerikës dhe ka deklaruar se zgjedhja e Trump është më e mirë edhe për Hungarinë edhe për Evropën. Viktor Urban deklaroi: "Unë nuk jam anëtar i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Mirëpo ai për Hungarinë dhe për Evropën është më i mirë nga të gjithë të tjerët. Unë kam dëgjuar fjalimet e këtij kandidati zgjedhor dhe duhet të them para juve se ai ka dhënë tre propozime për ndaljen e terrorizmit dhe si një evropian e kamë shumë të vështirë që të them se cili prej tyre është më miri për Evropën". Sipas Urban tre temat kryesore të Trump në lidhje me terrorizmin janë: emigrimi bëhet shkak për krijimin e kërcënimeve në fushën e sigurisë, masat e duhura për zgjerimin e sigurisë kombëtar duhet të zgjerohen dhe perëndimi duhet t'i ndërpresë përpjekjet për eksportin e demokracisë në vendet e tjera të botës. Viktor Urban është lideri i parë evropian i cili në mënyrë zyrtare përkrah kandidaturën e Donald Trump. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian në përgjithësi e konsiderojnë Hungarinë si një vend i pa harmonizuar me politikat e Brukselit. Shumë vende anëtare të Evropës gjithashtu nuk e konsiderojnë Hungarinë si një vend anëtar i Evropës së Bashkuar. Viktor Urban, kryeministri i Hungarisë nuk ka reputacion në mesin e shumë krerëve dhe funksionarëve evropianë. Kjo është kohën kur edhe Zhan Kloud Junker, kryetari i Komisionit të Evropës, Viktor Urban, kryeministrin e Hungarisë, e quan si një diktator. Natyrisht se kjo tregon hegjemoninë kulturore të vendeve të Evropës Perëndimore mbi anëtarët e tjerë të BE dhe për këtë gjë kanë shprehur pakënaqësi liderët politikë të Hungarisë. Sidoqoftë, Viktor Urban vendi i të cilit konsiderohet një prej partnerëve kryesor të Anglisë në Evropë, gjatë organizimit të referendumit ka kërkuar qëndrimin e Anglisë në Evropën e Bashkuar, mirëpo vota "Jo" e qytetarëve anglezë i ka dhënë një tronditje të madhe Viktor Urban dhe funksionarëve të tjerë hungarezë. Burimet informative kanë deklaruar se kryeministri i Hungarisë aktualisht gjithashtu është duke programuar organizimin e një referendumi në këtë vend i cili ashtu si referendumi për largimin e Anglisë nga BE, do t'i jap një goditje tjetër Bashkimit Evropian. Këto deklarata të Viktor Urban janë bërë në kohën kur shumica e liderëve të BE nuk kanë qëndrim pozitiv ndaj zgjedhjes së Donald Trump president të Amerikës dhe e konsiderojnë të pa pranueshme një gjë të tillë. Këto deklarata të kryeministrit të Hungarisë tregojnë se ai mundohet ende ta konsiderojë vetën si pjesë e BE, por që nuk i nënshtrohet urdhrave të Brukselit. Padyshim se këto deklarata do të bëhen shkak për ashpërsimin e përballjes së liderëve të tjerë evropianë me Hungarinë. Tani duhet pritur që të shihet se në një të ardhme të afërt a do të dalë edhe ndonjë lider evropian për ta përkrahur Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve në vitin 2016.