Erdogan: Populli turk kërkon rivendosjen e ligjit për dënimin me vdekje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22807-erdogan_populli_turk_kërkon_rivendosjen_e_ligjit_për_dënimin_me_vdekje
Populli turk kërkon rivendosjen e ligjit të dënimit me vdekje në vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 05:03 Europe/Tirane
  • Erdogan: Populli turk kërkon rivendosjen e ligjit për dënimin me vdekje

Populli turk kërkon rivendosjen e ligjit të dënimit me vdekje në vend.

Kështu është shprehur Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë gjatë një interviste dhënë agjencisë ARD të lajmeve në Gjermani. Këto deklarata ai i bëri në një kohë kur BE ka paralajmëruar se Turqia nuk është në rrugën e duhur për tu anëtarësuar në union. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është akuzuar vazhdimisht sa i përket mënyrës së trajtimit të partive opozitare si dhe të kundërshtarëve të tij politikë. Vetëm gjatë orëve të fundit, Turqia ka urdhëruar arrestimin e 44 gazetarëve si pjesë e aksionit të arrestimeve për grushtin shtetit. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Juncker, ka konfirmuar edhe njëherë mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes Brukselit dhe Ankarasë zyrtare, duke u shprehur se Turqia nuk është në pozitën e duhur për t’iu bashkuar BE-së. Ai përjashtoi çdo mundësi anëtarësimi brenda një periudhe afat-shkurtër, por shtoi se me veprimet e ndërmarra së fundmi, Ankaraja rrezikon që të vendosë në dyshim edhe anëtarësimin pas një periudhe më të gjatë kohore. Zyrtari i bllokut theksoi se çdo vend i cili planifikon që të rikthejë dënimin me vdekje në legjislacion nuk e ka vendin brenda Bashkimit Evropian. “Unë besoj se Turqia në gjëndjen që është, nuk plotëson kriteret e nevojshme për t’u bërë një shtet anëtar BE-së brenda një periudhe afatshkurtër. Ajo gjithashtu po vë në pikëpyetje anëtarësimin edhe në terma afatgjatë” u shpreh Juncker.