Marrëveshja Turqi-Rusi për transportin e gazit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22906-marrëveshja_turqi_rusi_për_transportin_e_gazit_në_evropë
Rusia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje për transportimin e 63 miliard metër kub gaz në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 16:51 Europe/Tirane
  • Marrëveshja Turqi-Rusi për transportin e gazit në Evropë

Rusia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje për transportimin e 63 miliard metër kub gaz në Evropë.

Juri Centurion, zv/ministër i energjisë në Rusi tha se marrëveshja konsiston në ndërtimin e një linje transporti të gazit rus për në Evropë, linjë që do të kalojë nga Turqia dhe do të transportojë në vit 63 miliard metër kub gaz. Ai vuri në dukje se gazsjellësi do të jetë i gjatë 1100 km dhe gjatë rrugës do të ketë degëzime të ndryshme për të cilat duhet biseduar. Vlera e projektit që mendohet të përfundojë për 2 vjet e gjysmë është 4.7 miliard dollarë. Projekti i lartpërmendur është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara mes Turqisë dhe Rusisë pas rrëzimit të avionit rus më 24 nëntor të vitit 2015. Këto marrëdhënie filluan të përmirësohen nga muaji i kaluar ku Rexhep Taip Erdogan me anë të një letre dërguar presidentit rus Vladimir Putin kërkoi falje për rrëzimin e avionit. në përgjigje të kësaj letre Moska anuloi disa kufizime që i kishte vendosur Turqisë si ndalimi i vizitorëve rus në Turqi. Përveç kësaj krerët e dy vendeve pritet të mbajnë një takim të përbashkët më 9 gusht në San Petersburg të Rusisë.