Deklarata e ambasadës amerikane në Turqi
Ambasada amerikane në Turqi me anë të një deklarate u ka kërkuar familjarëve të punonjësve dhe shtetasve amerikanë që në rast se dëshirojnë mund të largohen nga Turqia.
Ambasada amerikane në Ankara në këtë deklaratë përmendi kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj në Turqi dhe tha se në të tilla kushte mund të vihet re rritje e pranisë së policisë dhe forcave të rendit dhe kufizim i aktiviteteve të shtetasve amerikanë me banim në Turqi. DASH lejen për largimin e personelit të ambasadës amerikane në Ankara e ka dhënë në kohën kur kanë kaluar vetëm 10 ditë nga grushti i shtetit në Turqi. Më 15 korrik Turqia u përball me një grusht shteti që dështoi pas thirrjes së popullit nga presidenti Erdogan. Të enjten e kaluar parlamenti turk miratoi propozimin e partisë në pushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.