Takimi i Zarif me presidentin e Guinesë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit u takua dhe bisedoi me presidentin e Guinesë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të enjten në vazhdim të takimeve të tij me funksionarët e Guinesë, u takua me Alfa Konde, presidentin e këtij vendi afrikan. Ministri i jashtëm iranian dhe presidenti i Guinesë në këtë takim theksuan zgjerimin e marrëdhënieve politike dhe tregtare mes dy vendeve. Vlen të theksohet se ministri i punëve të jashtme të Iranit të dielën ka filluar turneun e tij në Afrikën Perëndimore. Destinacioni i parë i z. Zarif ishte Nigeria dhe gjatë vizitës në këtë vend është takuar me presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe me ministrin e punëve të jashtme të Nigerisë. Z. Zarif pastaj ka shkuar për një vizitë në Gana ku është takuar me funksionarët e lartë të këtij vendi. Muhamed Xhavad Zarif pas vizitës në Guine, do të shkojë në Mali.