Prokuroria e Turqisë akuzon CIA-n dhe FBI-n
Korrik 29, 2016 15:13 Europe/Tirane
Prokuroria e Turqisë ka akuzuar dy organizatat e inteligjencës amerikane CIA dhe FBI për implikim në organizimin e grusht shtetit ushtarak të pasuksesshëm në këtë vend.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se dy organizatat inteligjence amerikane CIA dhe FBI janë akuzuar për implikim në organizimin e grusht shtetit ushtarak duke u dhënë trajnime speciale përkrahësve të puçistëve. Prokuroria e Turqisë ka deklaruar se CIA dhe FBI u kanë dhënë trajnime disa shtetasve turq të cilët ishin të lidhur me lëvizjen e Gylen. Kjo është në kohën kur para kësaj qeveria e Ankarasë ka kërkuar nga Amerika ekstradimin e Fethullah Gylen në Turqi.