Votëbesimi i qeverisë tuniziane në parlamentin e këtij vendi
Parlamenti i Tunizisë ka votuar kundër votëbesimit të qeverisë së Al Habib Al Said, kryeministër i këtij vendi.
Sipas agjencisë së lajmeve Rusia Aljum, parlamenti tunizian me shumicë votash ka votuar kundër votëbesimit të qeverisë së Al Habib Al Said. Kjo është në kohën kur vetëm 3 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 27 kanë abstenuar. Al Habib Al Said, kryeministër i Tunizisë ka theksuar se ka pranuar detyrën e kryeministrit vetëm për shkak të popullit dhe nuk insiston në ruajtjen e këtij pozicioni. Ai në mbledhjen e parlamentit tunizian, ka thënë: E di se parlamenti nuk do të votojë pro votëbesimit të kabinetit të tij, por preferojë që të respektohet Kushtetua dhe të jemi të kënaqur nga vendimi që do të merr parlamenti. Kjo shpërbërje e qeverisë së Tunizisë vjen në kohën kur katër partitë që deri më tani përbënin koalicionin qeveritarë, kanë hasur në mospajtime.