Sionistët pohojnë bashkëpunimin e tyre me Arabinë Saudite
Një prej deputetëve të regjimit sionist pohoi bashkëpunimin e izraelit me kompaninë Aramko të Arabisë Saudite.
Ariel Margalit, deputet i parlamentit të regjimit sionist tha se kompanitë izraelite bashkëpunojnë me kompaninë saudite të naftës Armako për ta ruajtur atë nga sulmet kibernetike nga ana e Iranit. Kjo është në kohë kur prej kohësh regjimi sionist ka lidhje të hapura me Arabinë Saudite. Më herët është bërë e ditur se Arabia Saudite është në prag të hapjes së ambasadës së saj në Tel Aviv. Sipas agjencisë franceze të lajmeve Walter.net, aktualisht Arabia Saudite po ndërton godinën e ambasadës së saj në Tel Aviv dhe së shpejti ambasada e regjimit Al Saud në Izrael do të vihet në funksion. Thuhet se ambasada e Arabisë Saudite në Tel Aviv do të jetë ambasada më e madhe e një vendi të huaj në territoret e pushtuara palestineze. Me ndërtimin e kësaj ambasade, funksionarët e regjimit Al Saud do t'i japin fund bashkëpunimit të fshehtë disavjeçar të tyre me regjimin sionist. Agjencia informative Bloomberg shkruan se në korrik të vitit 2015 përfaqësues të Izraelit dhe të Arabisë Saudite kanë zhvilluar 5 herë takime të fshehta dhe sekrete.