OKB: ISIS vazhdon vrasjen e izedive
Gusht 03, 2016 15:01 Europe/Tirane
Komisioni hetimor i OKB të mërkurën ka njoftuar se terroristët e ISIS vazhdojnë krimet kundër robërve izedi në Irak.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, me rastin e dyvjetorit të pushtimit të rajonit Senxhar nga ISIS, janë liruar 2 mijë e 640 izedi të rrëmbyer nga ISIS, ndërsa pjesa tjetër prej 3770 mbahen peng nga ky grup takfirist. Deri më tani janë zbuluar 33 varreza masive me trupa të pajetë të pjesëtarëve të komunitetit izedi që janë vrarë nga ISIS. Mbi 400 mijë izedi kanë ikur nga rajonet e Senxhar dhe janë vendosur në disa kampe jo të përshtatshme për jetesë.
Tags