Amerika dhe Arabia Saudite mbështesin grupet terroriste
Ekspertë të çështjeve strategjike në rajonin Lindjes së Mesme thotë se Amerika dhe Arabia Saudite duke mbështetur grupet terrorist mundohen të thyejnë rrethimin në qytetin Alepo.
Galeb Kandil një prej ekspertëve të çështjeve strategjike në rajon thotë se ushtria siriane është e vendosur të vazhdojë rrethimin e terroristëve në zonat lindore të qytetit Alepo. Ushtria siriane ka rrethuar zonat lindore të këtij qyteti dhe ka ndërprerë rrugët e lidhjes së terroristëve. Qyteti Alepo konsiderohet qyteti ekonomik i Sirisë i cili nga vitit 2012 e deri tani mbahet i pushtuar nga terroristët e ISIS dhe po përjeton konflikte të armatosura mes terroristëve dhe ushtrisë siriane. Provinca Alepo për terroristët ka rëndësi tepër të madhe pasi ajo përdoret si urë lidhëse me botën dhe sidomos me Turqinë nga ku futen edhe terroristët.