Amerika ka krijuar ISIS-in në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23896-amerika_ka_krijuar_isis_in_në_irak
Zëvendësi i kandidatit republikan për president në zgjedhjet presidenciale të SHBA, ka thënë se Amerika ka krijuar grupin terrorist ISIS në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2016 14:55 Europe/Tirane
  • Amerika ka krijuar ISIS-in në Irak

Zëvendësi i kandidatit republikan për president në zgjedhjet presidenciale të SHBA, ka thënë se Amerika ka krijuar grupin terrorist ISIS në Irak.

Mike Pence, zëvendësi i Donald Trump, kandidatit republikan për president në zgjedhjet presidenciale të SHBA, ka thënë se politikat e Barak Obamës, presidentit të SHBA dhe Hillary Clinton, kandidates demokrate, kanë ndikuar në krijimin e ISIS në Irak. Mike Pence ka thënë se Obama pa asnjë marrëveshje me forcat amerikane ka dalë nga Iraku dhe kjo është bërë shkak për lindjen e ISIS në Irak. Zëvendësi i kandidatit republikan për president në zgjedhjet e SHBA, duke kritikuar ashpër administratën e Barak Obamës, ka thënë se politikat e dobëta të Obamës dhe Clintonit, u bënë shkak që tani bota të përballet me një krizë të tillë.