Rëndësia e zgjerimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i24247-rëndësia_e_zgjerimit_të_marrëdhënieve_mes_iranit_dhe_rusisë
Presidenti i RII e konsideron të rëndësishme zgjerimin e bashkëpunimit Iran-Rusi në fusha të ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2016 17:45 Europe/Tirane
  • Rëndësia e zgjerimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Rusisë

Presidenti i RII e konsideron të rëndësishme zgjerimin e bashkëpunimit Iran-Rusi në fusha të ndryshme.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, z. Hasan Ruhani i cili po qëndron për një vizitë në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Samitin trepalësh Iran-Rusi-Azerbajxhan, ka zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin, duke folur mbi mundësitë e bisedimeve mes udhëheqësve të dy vendeve,  tha se prania e presidentit rus në Iran, konsiderohet një e arritur e madhe. Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutuan në Baku edhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh ka qenë një nga temat e takimit të sotëm mes presidentit të RIi z. Hasan Ruhanit dhe peridentit rus Vladimir Putin. Presidenti rus gjatë këtij takimi duke kujtuar çastet e mira të vizitës së tij në vitin 2015 në Teheran dhe bisedimet me liderin suprem të Revolucionit islamik dhe presidentin iranian, ka thënë se kjo vizitë ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Sipas presidentit rus, marrëdhëniet aktuale midis Teheranit dhe Moskës janë zgjeruar në të gjitha fushat.