ISIS kërcënon për sulme ndaj turistëve në Spanjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i24442-isis_kërcënon_për_sulme_ndaj_turistëve_në_spanjë
Një gazetë angleze ka njoftuar se grupi terrorist ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë vendet turistike në Spanjë të mbushura me njerëz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 10, 2016 15:43 Europe/Tirane
  • ISIS kërcënon për sulme ndaj turistëve në Spanjë

Një gazetë angleze ka njoftuar se grupi terrorist ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë vendet turistike në Spanjë të mbushura me njerëz.

Gazeta Daily Star ka njoftuar se ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë turistët që janë duke pushuar në brigjet e Spanjës. Autori i shkrimit të kësaj gazete Abu Marja Al Seif, ka shkruar se këto sulme do të jenë të ngjashme me ato të Nices në Francë, ku do të përdoren automatikët dhe kamionët dhe sipas tij, ISIS ka kërcënuar se këto sulme do të bëhen në shenjë hakmarrje për krimet e kryera nga Spanja kundër myslimanëve. Në këtë shkrim po ashtu thuhet se Spanja do të pushtohet nga ISIS. Çdo vit rreth 12 milionë anglezë shkojnë për të pushuar në brigjet spanjolle.