Abuzimi seksual i fëmijëve në kampet e migrantëve në Greqi
Organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se shumë fëmijë të moshës shtatë vjeçare u janë nënshtruar sulmeve seksuale në kampet e migrantëve në Greqi të cilat kontrollohen nga zyrtarë të BE.
E përditshmja britanike “The Observer”, të shtunën ka njoftuar se disa kampe të migrantëve në Greqi ishin aq të pasigurta, sa që të rinjtë ishin frikësuar dhe kishin vendosur të kalojnë natën në çadra e te mos dalin jashte. Në kampin Sofex që udhëhiqet nga qeveria greke që është ngritur në periferi të qytetit verior Selanik, niveli i rrezikuat të abuzimeve seksuale është shumë i madh sa që gratë janë të tmerruara dhe kanë frikë për të shkuar në tualet gjatë natës. Yvete Cooper, deputete e Partisë laburistë në parlamentin e Britanisë, ka thënë se sipas dëshmive të fundit që janë gjetur në strehimoret e refugjatëve, “kjo duhet të jetë turp për ne” dhe ka bërë thirrje për ndërmarrjen e masave të menjëhershme për të mbrothur fëmijët në nevojë. Ndërkohë, UNHCR ka konfirmuar se e ka ngrit këtë çështje për diskutim me autoritetet greke.