Ekipi antiterrorist i “EUROPOL”shkon në Greqi
Agjencia policore e BE-së, “EUROPOL”, në bashkëpunim me policinë greke do të kryejnë hetime në të gjitha qendrat e pritjes së refugjatëve në Greqi, për persona që ndoshta kanë lidhje me ISIS.
Lajmin e publikon gazeta greke “Kathimerini”, sipas së cilës, ekipe speciale të “EUROPOL”-it me specialistë të terrorizmit pritet të mbërrijnë në Greqi më 20 gusht. Ata do të shkëmbejnë informacione me oficerë të Shërbimit grek të Antiterrorit, të atyre të sigurimit, si dhe të Shërbimit Kombëtar të Informacionit, e më pas do të fillojnë të hetojnë në të gjitha kampet e Greqisë kontinentale, ku mbahen gati 50 mijë refugjatë. Por, sipas britanikes “The Guardian”, që iu referohet dëshmive nga organizata bamirëse dhe grupet e të drejtave të njeriut në këto kampe, fëmijë të vegjël dhe adoleshentë kanë rënë viktima të abuzimit seksual. Rasti më flagrant është ai që ka ndodhur në një kamp me 1.400 refugjatë pranë Selanikut, ku një grup meshkujsh kanë sulmuar dhe kanë abuzuar me një vajzë shtatëvjeçare nga Iraku. Por të njëjtin makth përjetojnë edhe gratë, që nuk guxojnë të dalin nga çadrat në orët e vona, dëshmon një prej pjesëtarëve të “Mjekëve pa kufij” në Selanik, që pohon se janë mbi 10 raste të grave që kanë denoncuar sulme seksuale brenda kampeve. Nga ana e tij, koordinatori i qeverisë për krizën e refugjatëve, Jorgos Qirici deklaron se, në kampin në fjalë ka vërtet shumë raste të sjelljeve kriminale, por mohon se ka pasur raste përdhunimi të të miturve. oganizata të ndryshme të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se shumë fëmijë të moshës shtatë vjeçare u janë nënshtruar sulmeve seksuale në kampet e migrantëve në Greqi të cilat kontrollohen nga zyrtarë të BE. E përditshmja britanike “The Observer”, po ashtu ka shkruar ne lidhje me kampet e migrantëve në Greqi duke thene se te rinjte nuk guxojne natën te dalin nga çadrat. Në kampin Sofex që udhëhiqet nga qeveria greke që është ngritur në periferi të qytetit verior Selanik, niveli i rrezikuat të abuzimeve seksuale është shumë i madh sa që gratë janë të tmerruara dhe kanë frikë për të shkuar në tualet gjatë natës. Yvete Cooper, deputete e Partisë laburistë në parlamentin e Britanisë, ka thënë se sipas dëshmive të fundit që janë gjetur në strehimoret e refugjatëve dhe ka shtuar: “Duhet të jetë turp për ne”. Ajo ka bërë thirrje për ndërmarrjen e masave të menjëhershme për të mbrothur fëmijët në nevojë. Ndërkohë, UNHCR ka konfirmuar se e ka ngrit këtë çështje për diskutim me autoritetet greke.