OKB kërcënon Arabinë Saudite
Sekretari i përgjithshëm i OKB kërcënoi përsëri Arabinë saudite se do të vendos emrin e këtij shteti në listën e zezë të shteteve që shkelin të drejtat e fëmijëve.
Ban Ki-moon në një letër drejtuar funksionarëve të regjimit saudit, theksoi se vazhdimi i sulmeve të forcave saudite kundër shkollave dhe spitaleve në Jemen, do të detyrojë atë ta vendos emrin e Arabisë Saudite në listën e zezë të shkeljes së të drejtave të fëmijëve. Janë të përditshme sulmet e forcave agresore saudite kundër shkollave dhe qendrave spitalore të Jemenit dhe viktimat kryesore të këtyre sulmeve janë fëmijët jemenas. Vetëm javën e kaluar, në sulmin kundër një shkolle në provincën Sade në veri të Jemenit, agresorët sauditë vranë dhjetë nxënës jemenas dhe plagosën 23 të tjerë. Ky sulm shkaktoi reagimin e ashpër të organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa organizata Mjekët Pa Kufi protestoi ndaj shkatërrimit të 6 spitaleve në veri të Jemenit nga forcat saudite.