Autoritetet evropiane më në fund reagojnë ndaj situatës në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25459-autoritetet_evropiane_më_në_fund_reagojnë_ndaj_situatës_në_turqi
Lideri i katolikëve të botës, Papa Françesku, ka kërkuar nga qindra njerëz të luten në heshtje për viktimat e sulmit në një dasmë në Gaziantep të Turqisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 21, 2016 18:57 Europe/Tirane
  • Autoritetet evropiane më në fund reagojnë ndaj situatës në Turqi

Lideri i katolikëve të botës, Papa Françesku, ka kërkuar nga qindra njerëz të luten në heshtje për viktimat e sulmit në një dasmë në Gaziantep të Turqisë.

Edhe Boris Johnson, ministër i jashtëm i Britanisë, duke dënuar sulmet terroriste në qytetin Gaziantep të Turqisë, ka shprehur solidarizim me familjet e viktimave dhe me të dëmtuarit nga ky sulm terrorist. Margut Valstrom, ministër i jashtëm i Suedisë, përmes  një mesazhi ka ngushëlluar popullin turk pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në një ceremoni martesore në qytetin Gazianep në Turqi dhe është solidarizuar me viktimat dhe të dëmtuarit e kësaj ngjarje. Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan, duke thënë: Terrorizmi nuk ka asnjë bazë morale njerëzore dhe nuk kujdeset aspak për ligjin dhe të drejtën. Të paktën 50 të vdekur dhe 90 të plagosur është bilanci tragjik i një sulmi me bombë në një dasmë në qytetin jugor të Gaziantep të Turqisë.