ISIS thërret ''ujqit e vetmuar'' për operacionin ''ilaçi i miut''
Gusht 28, 2016 16:09 Europe/Tirane
Grupi terrorist ISIS duke u bërë apel pjesëtarëve të tij të njohur si ''ujqit e vetmuar'', po përgatitet për një valë të re të sulmeve terroriste.
Në sajtet e internetit ISIS publikoi një deklaratë ku kërkon nga ''ujqit e vetmuar'' që të sulmojnë ''qafirat''. Nga personat që punojnë nëpër thertore dhe në fabrikat e produkteve ushqimore, ISIS kërkoi të hedhin ilaç miu për të vrarë sa më shumë jobesimtarë (qafira). Në deklaratën e ISIS u kërkohet ujqërve të vetmuar të shkruajnë letra kërcënuese për shpërthime terroriste dhe t'i fusin ato në kutitë postare të njerëzve për të shkaktuar sa më shumë frikë dhe panik ne mësin e ''qafirave''.
Tags