1000 tunizianë janë pjesë e grupit terrorist ISIS në Libi
Ministri i mbrojtjes së Tunizisë deklaroi se 1000 tunizianë janë bashkuar me grupin terrorist ISIS në Libi.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Farhat Harshani, ministër i mbrojtjes së Tunizisë, të martën në Paris i ka quajtur të ekzagjeruara lajmet se 2000 deri në 3000 qytetarë tunizianë veprojnë si pjesë e grupit terrorist ISIS në Libi dhe theksoi se vetëm 1000 tunizianë janë duke luftuar si pjesë e grupit terrorist ISIS në Libi. Farhat Harshani shtoi se ekzistenca e këtyre terroristëve konsiderohet kërcënim për sigurinë e Tunizisë. Ministri tunizian i mbrojtjes gjithashtu tha se si pjesë e grupit terrorist ISIS në Libi janë edhe terroristët me dy nënshtetësi franceze-tuniziane, ndërsa shprehu keqardhje për mungesën e një strategjie rajonale për të luftuar kundër terroristëve të huaj në këtë vend.