Merkel kërkon vendosjen e armëpushimit në Siri
Shtator 07, 2016 15:24 Europe/Tirane
Kancelarja gjermane shprehu besimin se SHBA dhe Rusia do të bien dakord për një armëpushim në Siri.
Angela Merkel tha se situata humanitare në Siri është katastrofike dhe shtoi se SHBA dhe Rusia duhet të bëjnë çmos për t'i detyruar palët ndërluftuese të vendosin armëpushim për të krijuar kushtet për dërgimin e ndihmave humanitare për civilët. Ajo e cilësoi ''çnjerëzore'' situatën në Alepo në veri të Sirisë. Gjatë takimit të grupit G-20 në Kinë, presidentët e SHBA dhe Rusisë nuk arritën të bien dakord për një strategji të përbashkët për zgjidhjen e krizës siriane.
Tags