Clinton, keqardhje për sulmin amerikan të vitit 2003 kundër Irakut
Shtator 08, 2016 19:39 Europe/Tirane
Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në një takim pyetje-përgjigje shprehu keqardhjen që si senatore kishte përkrahur sulmin e Amerikës kundër Irakut në vitin 2003.
Megjithatë, Hillary Clinton deklaroi se edhe rivali i saj republikan Donald Trump ka qenë përkrahës i luftës në Irak. Por Donald Trump gjatë fushatës elektorale e ka dënuar agresionin amerikan kundër Irakut dhe ka deklaruar se nëse zgjidhet president, do të distancohet nga krizat e gjata në rajonin e Lindjes së Mesme.