Kriza e emigrantëve, krijon boshllëk në Bashkimin Evropian
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka thënë se Hungaria duhet të përjashtohet nga Bashkimi Evropian, për shkak të qasjes në çështjen e refugjatëve por edhe për çështje të tjera.
Ministri Asselborb tha se BE-ja nuk mund të tolerojë që të shkelen vlerat fondamentale. Çdokush si Hungaria, ndërton gardh kundër refugjatëve të cilët po ikin nga lufta ose shkel të lirinë e mediat dhe pavarësinë juridike, duke të përjashtohet përkohësisht dhe nëse është e nevojshme edhe përgjithmonë nga Bashkimi Evropian, ka thënë ai. Ai ka thënë e kjo është mënyra e vetme për të ruajtur kohezionin dhe vlerat e Bashkimit Evropian. Asselborn ka thënë se kryeministri hungarez, Viktor Orban po mbrohet nga të paktën një vend, por nuk ka dashur që të tregojë se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai ka shtuar se do të ishte e dobishme që rregullat e BE-së të ndryshohen, me qëllim që suspendimi i një shteti anëtarë të mos kërkojë votë unanime. Hungaria zëshëm po kundërshton planin e BE-së për të rishpërndarë azilkërkuesit në vendet e bllokut. Vitin e kaluar, Hungaria ndërtoi një gardh me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë dhe Kroacinë, me qëllim që të ndalë fluksin e emigrantëve. Ndërkaq, ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto i është kundërpërgjigjur Asselborn, duke e quajtur atë një figurë të pavlerë. Ai dëshiron që të përjashtojë Hungarinë nga BE-ja por ai që një kohë e ka përjashtuar veten nga mesi i politikanëve që mund të merren seriozisht, ka thënë Szijjarto përmes një deklarate për media. Komentet e Jean Asselborb vijnë disa ditë pasi 27 liderët e BE-së u takuan në Bratisllavë të Sllovakisë, ku u diskutua e ardhmja e bllokut pa Britaninë e Madhe. Brexit duhet të konkretizohet përpara vitit 2019, kur politika e BE-së të futet në një cikël të ri dhe Parlamenti Europian të nisë mandatin e ri. Ai pritet të marrë pjesë në diskutimet mbi këtë temë, së bashku me negociatorë të tjerë nga Komisioni Evropian dhe ministra të Këshillit. Bisedime këto që pritet të nisin vitin e ardhshëm. Edhe pse 52 për qind e britanikëve votuan për daljen nga BE-ja të Mbretërisë së Bashkuar, në Skoci 62 për qind e votuesve hodhën votën në favor të qëndrimit, ndaj dhe Verhofstadt shihet me dashamirësi nga qeveria skoceze. Sa i përket Britanisë, ajo pritet të ketë të paktën dy palë negociatash mbi “Brexit”, njëra për të arritur marrëveshje mbi teknikalitetin e tërheqjes, ndërsa tjetra për të mbuluar marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me BE-në, përfshi të gjitha lidhjet e rëndësishme tregtare. Kjo e fundit pritet të zgjasë më shumë, madje disa thonë se mund të kërkojë edhe një dekadë. Teknikalitetet pritet të përfshijnë adresimin e fushave të tilla, si kontributet e Britanisë në buxhetin e BE-së dhe stafin britanik në institucionet e projektet e BE-së. Zhvillimi i zgjedhjeve evropiane në vitin 2019 pa një marrëveshje për “Brexit”-in do të ishte i vështirë, sepse 73 prej 751 anëtarëve të Parlamentit Evropian përfaqësojnë Britaninë. Pas marrëveshjes, këto vende do të duhet të zbriten nga numri total, apo të ndahen në mënyrë të barabartë mes 27 vendeve të tjera anëtare.