Ushtria amerikane pranon vrasjen e civilëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27775-ushtria_amerikane_pranon_vrasjen_e_civilëve_në_siri
Ushtria amerikane ka pohuar se në tre sulme ajrore të kryera nga koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS në Siri, mund të jenë vrarë edhe civilë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 14, 2016 07:22 Europe/Tirane
  • Ushtria amerikane pranon vrasjen e civilëve në Siri

Ushtria amerikane ka pohuar se në tre sulme ajrore të kryera nga koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS në Siri, mund të jenë vrarë edhe civilë.

Agjencia Sky News citon një deklaratë të ushtrisë amerikane ku thuhet se 6 ditë më parë në tre sulmet e koalicionit anti-ISIS, kundër pozicioneve të këtij grupit në Siri mund të jenë vrarë edhe civilët. Në këtë deklaratë thuhet: Në sulmet e kryera nga koalicionit në afërsi të rajonit Dejrul Zur më 7 shtator, në afërsi të Rakas dhe në afërsi të rajonit Shedadi janë vrarë disa civilë. Kjo është e disata herë që ushtria amerikane pranon se ka vrarë civilët gjatë bombardimeve që kryen në Siri. Ditën e martë qendra e Observatorit Sirian për të drejtat e njeriut, ka thënë numri i viktimave nga lufta 5 vjeçare në Siri ka kaluar në 300 mijë persona. Kjo është në kohën kur më 9 gusht ishte deklaruar se numri i të vrarëve në Siri ishte afro 292 mijë përsosna.