Shpëtohen 650 emigrantë në Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27829-shpëtohen_650_emigrantë_në_mesdhe
Roja bregdetare italiane, sot ka njoftuar se ka gjetur trupat e pesë emigrantëve të mbytur, ndërkaq 650 të tjerë janë shpëtuar.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 14, 2016 20:09 Europe/Tirane
  • Shpëtohen 650 emigrantë në Mesdhe

Roja bregdetare italiane, sot ka njoftuar se ka gjetur trupat e pesë emigrantëve të mbytur, ndërkaq 650 të tjerë janë shpëtuar.

Migrantët e shpëtuar kanë qenë duke udhëtuar me pesë varka dhe anije të vogla, thuhet në deklaratën e rojës bregdetare. Në gjashtë operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe një anije e një organizate joqeveritare nga Malta, së bashku me anijet detare të Irlandës, të cilët kanë gjetur pesë trupat. Më 5 shtator, në detin Mesdhe, në zonën në mes të Italisë dhe Libisë, u gjetën 15 trupa të migrantëve të mbytur. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, që prej fillimit të vitit, në vend kanë arritur 128,397 migranë, që është për 5 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.