Shultz kritikon politikën ndaj refugjatëve
Kryetari i Parlamentit Europian në një intervistë me të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, kërkoi një politikë evropiane për refugjatët që të mbrojë jo vetëm kufijtë, por edhe jetët e njerëzve.
''Jo vetëm programet financiare apo politike mund të japin një përgjigje, tha Martin Shultz, por edhe "mënyra se sa ndershëm, në mënyrë pragmatike dhe të matur diskuton politika dhe shoqëria për sfidat e politikës ndaj refugjatëve." Ai kërkoi një njësim të standardeve europiane për politikën për refugjatët dhe që barra e refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera që vijnë përmes Mesdheut të ndahet në mënyrë "të drejtë, transparente dhe solidare". Duke iu referuar vështirësive të politikës ndaj refugjatëve dhe reformimit të saj për gjetjen e një balance mes nevojës së refugjatëve për të gjetur strehë në vendet e BE-së dhe thirrjeve se është arritur masa e asaj që mund të bëhet dhe prandaj duhen mbyllur dyert, kryetari i PE tha: "Politika ndaj refugjatëve është një "politikë e vështirë pa zgjidhje të lehta. "Askush nuk mund t'u ofrojë kurrë "të gjithëve që kërcënohen dhe përndiqen strehë dhe të ardhme". Por ai tha se procedura e azilit nuk të jetë më efektive dhe e shpejtë dhe që dëbimi i atyre që nuk plotësojnë kushtet e azilit duhet të bëhet "në mënyrë humanitare".