Alarm për përhapjen e virusit Zika në Indi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28213-alarm_për_përhapjen_e_virusit_zika_në_indi
Ministria e Shëndetësisë e Indisë dha alarmin për përhapjen e virusit Zika në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2016 02:53 Europe/Tirane
  • Alarm për përhapjen e virusit Zika në Indi

Ministria e Shëndetësisë e Indisë dha alarmin për përhapjen e virusit Zika në këtë vend.

Kjo ministri paralajmëroi se nëse nuk veprohet me shpejtësi kundër këtij virusi, do të vihet seriozisht në rrezik shëndeti i qytetarëve indianë. Ministria e Shëndetësisë e Indisë deklaroi javën e kaluar se 13 shtetas indianë janë prekur nga virusi Zika në Singapor dhe shtoi se mbi 67 mijë indianë jetojnë në zonat ku është përhapur virusi Zika. Ky virus përhapet me anë të pickimit të mushkonjave dhe personat e prekur kanë shenja të tilla si temperature të lartë, kruajtje të lëkurës dhe dhimbje të muskujve. Niveli i ulët i higjienës bëhet shkak që ky virus të përhapet me shpejtësi më të madhe.