Sanders i del në mbrojtje Clintonit
Shtator 18, 2016 18:00 Europe/Tirane
Rivali demokrat i Hillary Clinton u bëri thirrje të rinjve amerikanë të votojnë për Clinton.
Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, duke folur para studentëve në Universitetin Ohio, deklaroi se edhe nëse nuk besojnë tek asnjë kandidat, të rinjtë amerikanë duhet të dalin në zgjedhje e të votojnë për Hillary Clinton, sepse sipas tij, me Donald Trump Amerika nuk ka të ardhme. Sanders po i del në krah Clintonit në një kohë kur sipas provave të qarta, kongresi kombëtar i Partisë Demokratike ka sabotuar fushatën e tij elektorale dhe ka ndihmuar Hillary Clintonin të mposhtë Sanders në zgjedhjet brenda partisë.