ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Minesota
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28291-isis_merr_përgjegjësinë_për_sulmin_në_minesota
Grupi terrorist ISIS duke publikuar një deklaratë mori përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist me armë të ftohta në Minesota të SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2016 13:37 Europe/Tirane
  • ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Minesota

Grupi terrorist ISIS duke publikuar një deklaratë mori përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist me armë të ftohta në Minesota të SHBA.

Një person ka therur me thikë tetë persona në një qendër tregtare në Minesota, ndërsa autori i sulmit është qëlluar për vdekje nga policia. Sulmi ka ndodhur në St Cloud, 110 km në veri-perëndim të Minneapolis, ndërsa nuk dihet motivi. ISIS aktivizon simpatizantët e tij të njohur si ''ujqit e vetmuar'' për të kryer sulme terroriste në vendet perëndimore.