Turqia ndërton 174 burgje të reja
Shtator 18, 2016 14:02 Europe/Tirane
Ministria e Drejtësisë e Turqisë deklaroi se ka në plan që në 5 vitet e ardhshme të ndërtojë 174 burgje të reja.
Kjo ministri duke reaguar ndaj ankesave për kushtet e rënda në burgjet turke dhe për mungesën e hapësirës në këto burgje, deklaroi se për shkak të rritjes së madhe të numrit të të dënuarve, në 5 vitet e ardhshme ka në plan të ndërtojë 174 burgje të reja. Pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, 100 182 persona janë arrestuar duke u bërë shkak për tejmbushjen e burgjeve turke.
Tags