Kuba dhe Venezuela kritikojnë ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
(last modified Sun, 18 Sep 2016 18:56:35 GMT )
Shtator 18, 2016 20:56 Europe/Tirane
  • Kuba dhe Venezuela kritikojnë ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Kubës Raul Kastro duke folur në takimin e krerëve të grupit NAM deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë politikat ndërhyrëse në vendet e Amerikës latine.

Kastro përkrahu deklaratat e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro dhe shprehu keqardhjen për moszbatimin e angazhimit të Amerikës për tu dhënë fund sanksioneve ndaj Kubës. Nga ana e tij presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro në fjalën e mbajtur në këtë takim theksoi se kriza ekonomike në Venezuelë është pasojë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrëzimin e qeverisë së Venezuelës. Kritikat e presidentëve të Kubës dhe Venezuelës vijnë si rezultati i politikave ndërhyrëse dhe destruktive të Uashingtonit në Amerikën latine. Politikat e Amerikës ndaj Amerikës latine synojnë dobësimin dhe rrëzimin e qeverive dhe liderëve majtistë në Amerikën latine të cilën Uashingtoni e konsideron si oborrin e qetë të Amerikës. Në rastin e Kubës me gjithë rifillimin e marrëdhënieve në Dhjetor 2014, Uashingtoni vazhdon sanksionet e padrejta ndaj Havanës dhe me pretekste të ndryshme nuk pranon t’i heqë këto sanksione. Për këtë arsye liderët Kubanë vazhdimisht kanë paralajmëruar popullin kubanez që të mos mashtrohet nga veprimet e Amerikës. Presidenti kuban Raul Kastro në Mars 2016, deklaroi se me gjithë rivendosjen e marrëdhënieve Uashingtoni vazhdon përpjekjet për t’i dhënë fund revolucionit socialist kuban. Ai shtoi se qëllimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar por kanë ndryshuar vetëm taktikat e Uashingtonit. Që prej fitores së revolucionit kuban në vitin 1959, Amerika ka vendosur sanksione të ashpra tregtare, ekonomike dhe financiare ndaj Kubës. Këto sanksione gjithmonë kanë krijuar debate në BN dhe AP e OKB deri tani ka miratuar dhjetëra rezoluta që kërkojnë anulimin e sanksioneve të padrejta të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës ndaj Kubës. Sipas funksionarëve të Havanës dëmet njerëzore si pasojë e sanksioneve ekonomike, tregtare e financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të pallogaritshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu në mënyrë të hapur e të fshehtë po bën përpjekje të mëdha për rrëzimin e qeverisë majtiste në Venezuelë. Uashingtoni ka përkrahur përpjekjet e opozitës në Venezuelë për organizimin e një referendumi për shkarkimin nga posti të presidentit Nikolas Maduro. Nga pikëpamja e Uashingtonit veprimet e koordinuara të opozitës si dhe sanksionet e jashtme do të çojnë në rrëzimin e qeverisë së Maduros.  Që prej ardhjes në pushtet të qeverisë majtiste në Venezuelë më ne krye ish liderin majtist Hugo Çavez, Amerika ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Venezuelës dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar edhe pas ardhjes në pushtet të Nikolas Maduro.

 

 

Tags