Përfundon samiti i vendeve të grupit NAM në Venezuelë
Samiti i 17-të i vendeve anëtare të grupit NAM përfundoi punimet me lëshimin e një deklarate.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se samiti i 17-të i krerëve të vendeve anëtare të grupit NAM, përfundoi punimet e tij me lëshimin e një deklarate në të cilën është vlerësuar lartë kontributi i z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit që ka dhënë për të ndihmuar forcimin dhe ripërtëritjen përsëri të Organizatës së Vendeve të Painkuadruara. Vendet e grupit NAM në këtë deklaratë të miratuar të dielën, theksuan nevojën për rolin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s si organizata ndërkombëtare më kryesore, më demokratike dhe më e gjerë. Irani në këtë samit i ka dorëzuar kryesinë radhës së kësaj organizate Venezuelës. Në këtë samit gjithashtu Republika e Azerbajxhanit u zgjodh si kryesues i ardhshme e kësaj organizate dhe samiti i ardhshëm i vendeve të grupit NAM do të organizohet në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit. Në këtë mënyrë Irani, Venezuela dhe Azerbajxhani u bënë anëtarë të grupit Troika të vendeve të grupit NAM. Vlen të theksohet se samiti i 17-të i krerëve të vendeve të painkuadruara (Grupi NAM) u zhvillua më 17 dhe 18 shtator në ishullin Margarita të Venezuelës.