Reagimi i kancelares gjermane pas humbjes në Berlin
Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi humbjen e partisë së saj në zgjedhjet shtetërore në Berlin.
Ajo e cilësoi "të hidhur" rezultatin e zgjedhjeve dhe mori përsipër përgjegjësinë e humbjes së partisë Demokristiane, por mbrojti politikën e saj kundrejt emigrantëve. "Duhet të bëj më shumë përpjekje për të justifikuar politikën time në lidhje me emigracionin"-theksoi Merkel duke shtuar:" Janë të shumtë ata që kundërshtojnë politikën time mbi emigrantët, por unë theksoj se kjo politikë është e drejtë dhe jam e gatshme të debatoj me kundërshtarët." Në zgjedhjet e kryera në shtetin e Berlinit, fituese doli partia Socialdemokrate me 22 % të votave ndërsa partia CDU e kancelares Merkel mori 17 % të votave.