Franca synon të mbyllë kampin e emigrantëve në Kale
Ministri i brendshëm i Francës deklaroi se qëllimi i qeverisë së këtij vendi është mbyllja e kampit të emigrantëve në portin e Kales.
Gazeta franceze "Le Figaro" njoftoi se "Bernard Kazanova, të mërkurën deklaroi se emigrantët në kampin e Kales janë pranuar pa ndonjë problem në 164 qendra për pranimin e emigrantëve të cilat janë krijuar që nga tetori i vitit 2015. Kazanova theksoi se aktualisht qëllimi i Parisit është mbyllja e kampit të emigrantëve në Kale. Ky veprim bëhet me këtë qëllim që të krijohet mundësia për përkujdesjen dhe strehimin e të gjithë emigrantëve të këtij kampi. Kjo është në kohën kur plani për shpërndarjen e emigrantëve në rajonet e ndryshme të Francës është miratuar pa konsultimin me kryebashkiakët dhe funksionarët e pushtetit lokalë në këtë vend, prandaj po përballët me një valë të gjerë të kritikave nga ana e së djathtës politike dhe nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve francezë. Të mërkurën emigrantët e huaj që mundoheshin të shkojnë nga porti i Kales drejt Anglisë, janë përleshur me policinë speciale të këtij qyteti. Sipas këtij burimi policia franceze për të shpërndarë emigrantët ka përdorur edhe gazin lotsjellës.