Shtëpia e Bardhë reagon ndaj planit anti-iranian të Kongresit Amerikan
Shtëpia e Bardhë e ka quajtur të palogjikshëm planin e Kongresit të Amerikës për të mos bërë pagesa në kesh për Iranin dhe deklaroi se presidenti amerikan do ta bëjë veto këtë plan.
Agjencia Meh e lajmeve njoftoi se Shtëpia e Bardhë të enjten në reagim ndaj planit anti-iranian të Kongresit të Amerikës ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se qeveria e Amerikës kundërshton ashpër këtë plan të palogjikshëm. Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, plani që është përgatitur në Kongresin e Amerikës për të penguar pagesat kesh për Iranin në të ardhmen, do të bëhet veto nga Barak Obama, presidenti i Amerikës. Kongresi i Amerikës i cili është nën kontrollin e republikanëve, në një veprim të ri kundër Iranit, të enjten la miratuar një projektligj me të cilin ndalohet qeveria amerikane që të bëjë pagesa në kesh për Iranin si dhe e obligon qeverinë amerikane që në të ardhëm para se të bëhet çfarëdo lloj llogarie me Teheranin, sëpari të informohet Kongresi. Ky projektligj në Kongresin e Amerikës u miratua me 254 vota pro përballë 163 votave kundër. Ky projektligj është përkrahur në nivel të gjerë nga republikanët, sepse qëllimi i tyre është qortimi i qeverisë së Obamas për shkak të pagesës së 1.7 miliardë dollarë për Teheranin në fillim të vitit 2016 në kuadër të kthimit të një borxhi të Teheranit në lidhje me një kontratë ushtarake të disa dekadave më parë.