Takimi i krerëve të Evropës në Vjenë kushtuar emigracionit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28957-takimi_i_krerëve_të_evropës_në_vjenë_kushtuar_emigracionit
Sot në Vjenë mbahet takimi i krerëve të Evropës kushtuar çështjes së emigracionit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2016 08:40 Europe/Tirane
  • Takimi i krerëve të Evropës në Vjenë kushtuar emigracionit

Sot në Vjenë mbahet takimi i krerëve të Evropës kushtuar çështjes së emigracionit.

Në këtë takim janë ftuar edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi vendet e tyre paraqesin pikën e hyrjes dhe të destinacionit të emigrantëve dhe refugjatëve. Kancelari i Austrisë, Christian Kern, thotë se samiti parashihet të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Samiti ka për qëllim që të jetë hap në drejtim të duhur dhe të ndihmoj në krijimin e presionit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje. Në takimin e fundit të këtillë në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, patën vendosur ta mbyllin rrugën ballkanike. Përvec Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Pritet edhe pjesëmarrja e komisionarit për emigrim të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos. Më herët Filip Grandi kreu i komisariatit të lartë të OKB për emigrantët, ka deklaruar se në botë kanë emigruar 65.3 milion persona.