Vendet evropiane të vendosur për të kontrolluar futjen e emigrantëve
Pjesëmarrësit në takimin e Vjenës janë shprehur të vendosur për të kontrolluar futjen e emigrantëve në Evropë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, vendet evropiane duhet të sigurojnë se rruga ballkanike është krejtësisht e mbyllur për emigrantët e parregullt, tha sot presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk, në fillim të samitit për emigrantët në Vjenë. Prej ditës së parë të krizës së emigrantëve nuk kisha dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj është ripërtëritja e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së. Prandaj, qartazi parakusht esencial për arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkan dhe Turqinë, u tha gazetarëve Donald Tusk, para samitit në Vjenë, ku diskutohet për migrimin. Komisionari për migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos, sot në Vjenë, ka paraqitur qëndrim të kundërt me zotin Tusk, duke kërkuar që çfarëdo zgjidhje evropiane duhet të bazohet në humanitet dhe dinjitet.