Vriten me qindra terroristë francezë në Siri dhe në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29263-vriten_me_qindra_terroristë_francezë_në_siri_dhe_në_irak
Burime nga policia franceze, njoftuan vrasjen e qindra terroristëve francezë gjatë luftimeve në Siri dhe në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 27, 2016 07:40 Europe/Tirane
  • Vriten me qindra terroristë francezë në Siri dhe në Irak

Burime nga policia franceze, njoftuan vrasjen e qindra terroristëve francezë gjatë luftimeve në Siri dhe në Irak.

Sipas një njoftimi të gazetës franceze Le Figaro, burime nga policia franceze kanë bërë të ditur se mbi 200 terroristë francezë janë vrarë gjatë konflikteve në Siri dhe në Irak, ndërkohë që në këto vende gjenden rreth 700 terroristë shtetas francez. Manuel Valls, kryeministër i Francës më 11 shtator ka deklaruar se nga 700 shtetas francezë që ndodhen në Siri dhe në Irak, 275 prej tyre janë femra dhe fëmijë nën moshën ligjore. Bernar Gazeneuve, ministër i mbrojtjes i Francës, në vjeshtë të vitit 2015 ka deklaruar se 5 mijë shtetas evropiane janë anëtarë të grupeve terroriste në Siri dhe në Irak, të cilët kryesisht janë francezë, gjermanë, anglezë, suedez dhe spanjollë. Qeveria franceze ka ndihmuar grupet terrorist si ISIS në Siri dhe aktualisht ajo po përballet me rrezikun e sulmeve terroriste. Franca nga viti 2015 e deri tani është përballur me 3 sulem terroriste që kanë marrë jetën e mbi 230 shtetasve francezë.