Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e funksionarëve në Charlote të Amerikës
(last modified Tue, 27 Sep 2016 13:48:18 GMT )
Shtator 27, 2016 15:48 Europe/Tirane
  • Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e funksionarëve në Charlote të Amerikës

Protestuesit në qytetin Charlote të Amerikës kanë kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut dhe funksionarëve të tjerë të pushtetit lokal në këtë qytet.

Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se në vazhdim të protestave kundër vrasjes së një zezaku nga një oficer i policisë të qytetit Charlote në Karolinën Veriore të Amerikës, të hënën qindra protestues kanë kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut, shefit të policisë dhe të disa anëtarëve të Këshillit të Qytetit. Këto protesta kanë filluar pas vrasjen së zezakut Keith Scott (43 vjeç) nga një oficer i policisë. Qytetarët dhe aktivistët e organizatave qytetare të këtij qyteti po vazhdojnë akoma protestat e tyre në rrugët e qytetit Charlote. Banorët e këtij qyteti kanë humbur dënimin nga diskriminimi racor. Protestuesit besojnë se funksionarët e këtij qyteti janë përgjegjës për veprimet e dhunshme të policisë, prandaj nuk duhet të lejojnë që policia të ushtrojnë diskriminim racor.

Tags