Turqia mbyll 12 kanale televizive
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29494-turqia_mbyll_12_kanale_televizive
Qeveria turke ka mbyllur sot 12 kanale televizive të cilat i akuzoi se kanë bërë propagandë në favor të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 29, 2016 15:44 Europe/Tirane
  • Turqia mbyll 12 kanale televizive

Qeveria turke ka mbyllur sot 12 kanale televizive të cilat i akuzoi se kanë bërë propagandë në favor të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).

Këto kanale transmetonin programe në gjuhën kurdë dhe turke kryesisht në rajonet lindore të Turqisë të banuara kryesisht nga popullsia kurde. Më parë, qeveria e Ankarasë kishte mbyllur disa radio-televizione që akuzoheshin se kishin lidhje me klerikun opozitar Fethullah Gylen. Këto masa represive të qeverisë turke favorizohen edhe nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën presidenti Erdogan po e shfrytëzon për të zhdukur çdo ndikim të Gylenit në Turqi. Në kuadër të kësaj politike, rreth mbi 32 mijë persona janë arrestuar nën akuzën se kanë përkrahur grushtin e shtetit të 15 Korrikut kundër qeverisë së presidentit Erdogan.