Përballja e mundshme ushtarake Rusi-Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29770-përballja_e_mundshme_ushtarake_rusi_amerikë
Një ekspert i çështjeve politike deklaroi se dërgimi i armëve kundërajrore për terroristët në Siri, mund ta vendosë Rusinë dhe Amerikën në një përpallja ushtarake të drejtpërdrejtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2016 04:31 Europe/Tirane
  • Përballja e mundshme ushtarake Rusi-Amerikë

Një ekspert i çështjeve politike deklaroi se dërgimi i armëve kundërajrore për terroristët në Siri, mund ta vendosë Rusinë dhe Amerikën në një përpallja ushtarake të drejtpërdrejtë.

Xhejms Xhatras, ekspert i çështjeve politike në Amerikë, në një intervistë me kanalin informativ Press Tv, tha se raportet tregojnë se Amerika dhe aleatet e saj të cilët po mbështesin grupet terroriste, synojnë tu dërgojnë terroristëve në Siri armë më të sofistikuara duke përfshirë edhe disa lloje të raketave kundërajrore. Ky veprim është shumë i rrezikshëm dhe e fut krizën siriane në një fazë të re. Ky analistë amerikan kujtoi se grupet që mbështeten nga Amerika, Arabia Saudite, Katari dhe Turqia janë grupe terroriste të cilët në mënyrë të hapur bashkëpunojnë me grupet e tjera terroriste si Fronti Nusra, Fat'h Sham, Ushtria Çlirimtare e Edlibit dhe Ahrare Sham.