Hungaria organizon referendum për pranimin e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29794-hungaria_organizon_referendum_për_pranimin_e_emigrantëve
Hungarezët votojnë sot në referendumin për kuotat e detyrueshme të BE-së për risistemimin e emigrantëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2016 11:02 Europe/Tirane
  • Hungaria organizon referendum për pranimin e emigrantëve

Hungarezët votojnë sot në referendumin për kuotat e detyrueshme të BE-së për risistemimin e emigrantëve.

Kryeministri i djathtë, Viktor Orban kundërshton planet për shpërndarjen e një totali prej 160 emigrantësh përreth Evropës. Sipas skemës së njoftuar pas krizës së vitit të kaluar, Hungaria duhet të pranojë 1.294 azilkërkues. Qytetarët do t’u përgjigjen me “po” ose “jo” pyetjes: A doni që Bashkimi Evropian të ketë mandatin të detyrojë sistemin e shtetasve johungarezë në Hungari, edhe pa aprovimin e Asamblesë Kombëtare? Sondazhet sugjerojnë se votuesit do t’i refuzojnë propozimet, çfarë do të forcojë pozitat e Orbanit në betejën me Brukselin. Në mënyrë që të konsiderohet i vlefshëm, pjesëmarrja në referendum duhet të jetë mbi 50 për qind. Viktor Orban, në pushtet që prej vitit 2010, është një prej kundërshtarëve më të zjarrtë të emigracionit në BE dhe, gjatë vitit të fundit, ka blinduar kufijtë jugorë të vendit duke ngritur gardhe me tela me gjemba, e duke mobilizuar mijëra ushtarë e policë. E ndërsa vitin e kaluar qindra mijëra njerëz, që donin t’u shpëtonin luftërave dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, kaluan nga Hungaria në rrugën e tyre drejt vendeve më të pasura të Evropës Perëndimore, këtë vit vendi regjistroi vetëm 18 mijë kalime të paligjshme kufitare.