FARC i gatshëm të ndryshojë marrëveshjen e paqes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29953-farc_i_gatshëm_të_ndryshojë_marrëveshjen_e_paqes
Lideri i grupit FARC në Kolumbi, Timoleon Jimenes, deklaroi se ky grup ëshët i gatshëm të reformojë marrëveshjen e paqes të arritur me qeverinë e Kolumbisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2016 17:34 Europe/Tirane
  • FARC i gatshëm të ndryshojë marrëveshjen e paqes

Lideri i grupit FARC në Kolumbi, Timoleon Jimenes, deklaroi se ky grup ëshët i gatshëm të reformojë marrëveshjen e paqes të arritur me qeverinë e Kolumbisë.

Kjo deklaratë vjen pas refermudnimit të zhvilluar në Kolumbi, ku populli nuk e përkrahu marrëevshjen e paqes me FARC. Votuesit kolumbianë refuzuan marrëveshjen historike të paqes me rebelët e FARC-ut në referendumin që përfundoi me rezultate shokuese. 50.24 për qind e popullsisë u shpreh kundër saj. Marrëveshja u firmos javën e kaluar nga presidenti Juan Manuel Santos dhe udhëheqësi i FARC-ut, Timoleon Jimenez, pas gati 4 vitesh negociata. Por që të hynte në fuqi, ajo duhej të ratifikohej nga kolumbianët. Në një fjalim për kombin, presidenti Santos tha se e pranonte rezultatin, por u zotua të vazhdojë përpjekjet për vendosjen e paqes. Ai sqaroi se armëpushimi aktual vazhdon të jetë i vlefshëm dhe urdhëroi negociatorët të udhëtojnë në Kuba, për t’u konsultuar me përfaqësuesit e FARC-ut për hapat e ardhshëm. “Nuk do të heq dorë. Do të vazhdoj të përpiqem për paqen deri në momentin e fundit të mandatit tim, pasi kjo është mënyra për t’u lënë fëmijëve tanë një vend më të mirë”, tha ai. Në të njëjtën linjë qëndrimi ishte edhe udhëheqësi i FARC-ut, i njohur si Timoshenko, i cili tha se grupi mbetej i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës. Gjithsesi kritikat për ata që bënë fushatë për “Jo”-në nuk i kurseu. “FARC ndien keqardhje të thellë për faktin se fuqia shkatërruese e atyre që predikojnë për dhunën dhe hakmarrjen influencuoi në opinionin e popullit kolumbian”, tha Timoshenko. Më herët, rebelët ranë dakord të ulnin armët e t’i bashkoheshin procesit politik, pas një konflitki 52-vjeçar.