Princesha saudite urdhëroi truprojën të vrasë bojaxhiun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29977-princesha_saudite_urdhëroi_truprojën_të_vrasë_bojaxhiun
Një princeshë saudite thuhet se ka lënë Parisin duke pretenduar imunitet diplomatik pasi dyshohet se urdhëroi truprojën e saj për të vrarë një bojaxhi që punonte për të në kryeqytetin francez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2016 17:40 Europe/Tirane
  • Princesha saudite urdhëroi truprojën të vrasë bojaxhiun

Një princeshë saudite thuhet se ka lënë Parisin duke pretenduar imunitet diplomatik pasi dyshohet se urdhëroi truprojën e saj për të vrarë një bojaxhi që punonte për të në kryeqytetin francez.

Princesha Hassa, 42 vjeç, vajza e Mbretit Salman të Arabisë Saudite, thuhet se urdhëroi truprojën e saj “vrite këtë qen sepse nuk e meriton të jetojë” pasi bojaxhiu u kap duke bërë foto në apartamentin e saj në Paris. Truproja akuzohet se ka goditur në kokë 53-vjeçarin, pas komandës së princeshës për t’i lidhur duart dhe ta godiste atë për 4 orë. Madje e bënë edhe të puthte këmbën e princeshës përpara se ta vrisnin. Truproja u arrestua në Paris dhe u paraqit në gjykatë këtë fundjavë. Ai po përballet me një numër akuzash si vrasje, rrëmbim dhe bashkëpunëtor në krim.