Klinton 10% para Trump
(last modified Thu, 06 Oct 2016 13:27:40 GMT )
Tetor 06, 2016 15:27 Europe/Tirane
  • Klinton 10% para Trump

Rezultati i sondazhit më të fundit në lidhje me presidencialet në Amerikë tregon se kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të Amerikës ndodhet në një pozitë 10% më lartë se kandidati republikan.

Rezultati i sondazhit të Universitetit Fairlig Dikenson të Amerikës që u publikua ditën e mërkurë, tregon se një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, kandidatja demokrate Hillari Klinton ndodhet në një pozitë 10% më të lartë se kandidati republikan Donald Trump. Klinton ka fituar 50 % të përkrahjes së votuesve të mundshëm është në një pozitë më të mirë se sa rivali i tij Donald Trump i cili ka fituar vetëm 40% të përkrahjes së votuesve të mundshëm. Ky sondazh është zhvilluar me pjesëmarrjen e 788 votuesve të mundshëm dhe gjatë një periudhe nga 28 shtatori deri më 2 tetor. Debati i parë mes këtyre dy kandidatëve është zhvilluar më 26 shtator, ndërsa Trump dhe Klinton kanë edhe 2 debate të tjera.

Tags