Fillon punën Agjencia Kufitare e Gardës Bregdetare të Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30349-fillon_punën_agjencia_kufitare_e_gardës_bregdetare_të_evropës
Agjencia Kufitare e Gardës Bregdetare të Evropës ka filluar aktivitetin e saj me 1500 forca operative.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 07, 2016 04:02 Europe/Tirane
  • Fillon punën Agjencia Kufitare e Gardës Bregdetare të Evropës

Agjencia Kufitare e Gardës Bregdetare të Evropës ka filluar aktivitetin e saj me 1500 forca operative.

Kanali televiziv Euronews të premten bëri të ditur se Agjencia Kufitare e Gardës Bregdetare të Evropës (EPCG) të enjten ka filluar punën e saj për të mbrojtur kufijtë dhe bregdetet e Bashkimit Evropian. Detyrë e kësaj Agjencie është mbrojtja e kufijve të jashtëm të Evropës për tu përballur me krizën e emigrantëve. Komisioneri i BE për çështje të emigracionit në lidhje me këtë Agjenci, deklaroi: "Forcat për mbrojtjen e kufijve dhe bregdeteve të Evropës janë formuar në bazë të parimeve fondamentale të Unionit dhe në bazë të përgjegjësisë së përbashkët të BE sepse nga aspekti juridik dhe operativ, kufijtë e huaj të një anëtari të BE konsiderohen si kufij të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian". Duke marrë parasysh faktin se emigrantët kryesisht nga Turqia hyjnë në territorin e Bullgarisë dhe duke kaluar nga vendet e Ballkanit, shkojnë në Austri dhe pastaj në Gjermani, forcat e kësaj Agjencie në misionin e tyre të parë do të dislokohen në kufijtë e Bullgarisë dhe të Turqisë dhe qëllimi i tyre është vështirësimi i kushteve për emigrantët që nëpërmjet vendeve të Ballkanit të shkojnë në Evropë.