Edhe Bjellorusia përpiqet të blejë naftë nga Irani
Tetor 08, 2016 17:42 Europe/Tirane
Presidenti i Bjellorusisë deklaroi se vendi i tij po bën përpjekje për blerjen e naftës nga Irani.
Aleksandër Lukashenko duke kritikuar mungesën e bashkëpunimit të Rusisë përsa i përket tregtisë së naftës me Bjellorusinë, shtoi se i ka dhënë urdhër qeverisë që në vend të naftës ruse të blejë naftë iraniane. Ai gjithashtu u shpreh se në rast se Rusia nuk do të respektojë kontratën e gazit me Bjellorusinë, Minsku do të detyrohet të blejë gaz nga Irani.
Tags