De Niro si Powell: Trump katastrofa e kombit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30544-de_niro_si_powell_trump_katastrofa_e_kombit_amerikan
Aktori hollivudian Robert De Niro ka kritikuar amerikanët për siç thotë ai vendosjen e një "idioti" si Donald Trump për kandidat për president të SHBA dhe është pajtuar me ish-sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell, i cili e ka quajtur Trump-in një "katastrofë kombëtare".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2016 20:00 Europe/Tirane
  • De Niro si Powell: Trump katastrofa e kombit amerikan

Aktori hollivudian Robert De Niro ka kritikuar amerikanët për siç thotë ai vendosjen e një "idioti" si Donald Trump për kandidat për president të SHBA dhe është pajtuar me ish-sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell, i cili e ka quajtur Trump-in një "katastrofë kombëtare".

De Niro thjeshtë po merrte pjesë së bashku me disa aktorë tjerë në një video jo-partizane, për të inkurajuar amerikanët për të votuar në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Por aktori 73 vjeçar qortoi ashpër Trump-in, kandidatin republikan për president të SHBA. 'Ai është një budalla. Është një i paskrupullt, ai është një qen, ai është një derr, një qen i cili nuk ka bërë detyrat e shtëpisë së tij. Ai është një idiot. Colin Powell e tha shumë mirë: Ai është një katastrofë kombëtare. Ai është turpi i këtij vendi', tha aktoi hollivudian në një video e cila u publikua të premten. "Ajo që më bën shumë të zemëruar është fakti se ky vend ka rënë në këtë nivel, kjo është katastrofale, kjo e dëmton vendin:, shtoi De Niro. "Ajo cka më intereson më së shumti është drejtimi i këtij vendi dhe për këtë çështje jam shumë i shqetësuar, sepse mos ndoshta vendin do ta marrë për ta drejtuar një njeri i gabuar si Donald Trump. Nëse ju kujdeseni për të ardhmen tuaj, votoni për atë që ju çon në drejtim të gabuar", vazhdoi De Niro. Kohëve të fundit ka rrjedhur në email nga Poëell, i cili ishte sekretar i DASH nga viti 2001 deri në vitin 2005, ku akuzon ahspër Trumpin. Në emailin e tij ndër të tjera ai i referohet Trump-it si 'racist' dhe një 'trup kombëtar'. "Trump është një turp kombëtar dhe një shtresë e ulët ndërkombëtare", shkruante Powell në qershor. Ditë më parë, gazeta "The Neë York Times" ka raportuar se miliarderi Trump i ka shkaktuar dëme buxhetit prej 916 milionë dollarë për shkak të mospagimit të tatimit mbi të ardhurat në vitin 1995 dhe sipas ekspertëve të fushës së taksave, zbritja tatimore ishte shumë thelbësore saqë lejoi Trumpin të bëjë shmangie ligjore për pagimin e taksave për një periudhë prej 18 vjet. Ndërkohë, një sondazh i ri tregon se Trump ka rifituar udhëheqjen ndaj Clinton. Sipas një sondazhi të publikuar të shtunën nga Instituti UPI/CVoter, Trump kryeson kundrejt Clinton me 2 pikë më shumë, përkatësisht 49 % me 47 %. Trump ka fituar më shumë se 3 pikë dhe Clinton ka humbur më shumë se 1 pikë gjatë shtatë ditëve të fundit, bëhet e ditur nga ky sondazh.  Kandidati republikan për zgjedhjet në Amerikë ka kërkuar falje për deklaratat e tij imorale ndaj femrave. Donald Trump, është detyruar të kërkojë falje pas publikimit të një videoje ku ai flet rëndë ndaj femrave. Videoja për të cilën Trump është detyruar të kërkojë falje është regjistruar në vitin 2005. Publikimi i kësaj videoje në Amerikë ka ngjallur reagime të shumta sidomos nga femrat. Videoja flet për lidhjet jashtëmartesore të Trump me një grua të martuar.