Ja pse avionët amerikanë maskohen sikur të jenë avionë rusë
Kohët e fundit janë shfaqur disa foto ku shihen avionët amerikanë të maskuar me kamuflazh ruse dhe një gjë e tillë ka shkaktuar teori të konspiracionit në lidhje me një operacion të mundshëm të avionëve amerikanë me maska sikur të jenë avionë rusë.
Fotografitë janë bërë nga një gazetar kanadez gjatë javës së kaluar, ku shihen avionët luftarakë F/A-18 të pikturuar me modelin blu të ngjashëm me avionët luftarakë të ushtrisë ruse, njofton agjencia e lajmeve RT. Ky gazetar në llogarinë e tij në tuiter shkruan se përmes këtyre aeroplanëve synohet të bëhet një taktikë, por skeptikët e shohin ndryshe këtë veprim. Ata thonë se Amerika po synon të nisë sulme shkatërruese në Siri përmes një veprimi të këtillë, në mënyrë që më pas të fajësojë rusët për këtë gjë, mirëpo Rusia është treguar syçelë dhe e ka paralajmëruar Amerikën për këtë veprim.