Ndarja proporcionale e emigrantëve, rrugëzgjidhje e tmerrshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30871-ndarja_proporcionale_e_emigrantëve_rrugëzgjidhje_e_tmerrshme
Presidenti i Sllovakisë deklaroi se ndarja proporcionale e emigrantëve është një rrugëzgjidhje e tmerrshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 12, 2016 03:55 Europe/Tirane
  • Ndarja proporcionale e emigrantëve, rrugëzgjidhje e tmerrshme

Presidenti i Sllovakisë deklaroi se ndarja proporcionale e emigrantëve është një rrugëzgjidhje e tmerrshme.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Andrej Kiska, presidenti i Sllovakisë, të martën, deklaroi se ndarja proporcionale e Bashkimit Evropian për strehimin e emigrantëve në vendet anëtare të këtij Unioni, është një rrugëzgjidhje e tmerrshme dhe joefikase. Andrej Kiska në një konferencë për shtyp të përbashkët me Klaus Iohannis, presidentin e Rumanisë të mbajtur në Bukuresht, tha: "Vendet e zhvilluara e kanë detyrë morale që të ndihmojnë emigrantët, prandaj duhet të tregojnë përgjegjësi dhe solidaritet më të madh për zgjidhjen e krizës së emigrantëve". Ndërkohë presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis në konferencë për shtyp theksoi: "Evropa për zgjidhjen e krizës së emigrantëve duhet të eliminojë rrënjët e kësaj krize dhe për këtë çështje duhet të vendoset paqja dhe siguria në Siri. Për fat të keq kriza e refugjatëve dhe metoda e përballjes me këtë krizë ka shkaktuar mosmarrëveshje dhe ndarje në Evropë dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve akoma nuk është gjetur ndonjë rrugëzgjidhje e përshtatshme".